Haradinaj: Qeveria i ka bërë dëm vendit, AAK do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë
Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 19 December 2022
Sot në Suharekë, nën përkujdesen e krytarit Bali Muharremaj u mbajt takimi përmbyllës për këtë vit i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj thotë se komunat ku udhëheq AAK janë komunat më të suksesshme në nivel vendi dhe shembull i qeverisjes së mirë.
Ai tutje thotë se Qeveria jonë ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme e i ka bërë dëm vendit. Por sipas Haradinajt, AAK do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë.
Kurse Bali Muharremaj u shpreh se “me vullnet dhe energji të jashtëzakonshme megjithate ne e kemi punën dhe shërbimin për qytetarët”.
Njoftimi i plotë i Haradinajt:
Në Suharekë, nën përkujdesjen e kryetarit, Bali Muharremaj, në takimin përmbyllës për këtë vit me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, ku prezent ishin edhe aktivistë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta dhe të bizneseve të Suharekës.
Qeverisja e Suharekës dhe komunat e tjera me të cilat udhëheq AAK, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit nga niveli qendror, edhe këtë vit janë komunat më të suksesshme në nivel vendi dhe shembull i qeverisjes së mirë.
Fatkeqësisht, Qeveria jonë ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme. Ka dështuar në tema madhore që janë jetike për vendin. Ka refuzuar termocentralin Kosova C, ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave e ka bllokuar investimet publike.
Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit. Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës.
Duke iu falënderuar për sukseset e përbashkëta që i kemi arritur gjatë këtij viti, uroj që bashkë t’i gëzojmë sukseset në 2023./Indeksonline/
Të tjera
-
Karolina e Veriut një nga shtetet me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024
Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedho...
-
Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025
Miliona euro në investime kapitale ka planifikuar t`i shpenzojë Qeveria vitin...
-
Elmi Reçica: Bedri Hamza kryeministri në ardhje, po vjen ndryshimi në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka shkruar për tubimin që sot PDK mbajti në I...
-
Statistikat në TV turk, Kosova me energjinë më të lirë në rajon, Manxhuka: Demantohet propaganda e opozitës
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka publikuar disa të dhëna të t...
-
Letra e demokrates: Harris nderon shqiptarët, mbështet Kosovën
Në tokën e premtuar kontribuojnë për mbi një shekull, por nder më të madh se ...
-
Mallrat serbe/ Për një muaj hyjnë 750 dërgesa nga Serbia
Hyrja në territorin kosovar pas disa orë në kolonë vazhdon edhe me një kohë p...
-
E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhựἠua nga pesë persona në Prishtinë
Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një objek...
-
Abdixhiku ia kujton me video Kurtit dy premtime të mëdha që i kishte bërë për sportin: U tha, s’u bë – ndryshimi po vjen
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku kryeministri Ku...
-
Kërkimet për të pagjeturit, për herë të parë përdoret teknologjia “LIDAR”
Për herë të parë në qiellin e Kosovës e vendosur në një dron, ka fluturuar pa...
-
400 pasaporta s’dihet ku mbetën, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente që të votojnë më 9 shkurt
Dimal Basha në një postim në Facebook u ka dhënë instruksione mërgimtarëve në...
-
Hamza në Itali: Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkuar në Itali, ku ka t...
-
Policia arreston dy persona pastaj kapë 100 kg drogë në Raushiq, bastisje për substanca narkotike edhe në Barilevë (Pamje)
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë d...