Haradinaj: Qeveria e fokusur në tërheqjen e investimeve të huaja
Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 23 May 2019
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Paul McCarthy, Drejtor Rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan dhe Antonio Garrastazu, Drejtor nga Qendra Global Impact, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast i ka njoftuar për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik, për progresin në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar faktin se Kosova është pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht falënderues për ndihmën dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe tani në forcimin e shtetndërtimit dhe zhvillimin ekonomik”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është e angazhuar për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe e palëkundur në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e fokusuar në forcimin e zhvillimit ekonomik, përmes tërheqjes së investimeve nga jashtë, dhe për këtë ka krijuar infrastrukturën ligjore dhe ka themeluar zona të veçanta ekonomike, përfshirë edhe Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Komunën e Gjakovës, e cila do t’i mirëpres investimet amerikane.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...