Lajme

Haradinaj publikon letrën dërguar Stoltenberg-ut (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 23 March 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar letrën dërguar Sekretarit të Përgjithsëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg.

Përmes një statusi në Facebook, ku edhe e postoi letrën, Haradinaj tha se në 20-vjetorin e intervenimit të NATO-s, para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës.

“Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera