Haradinaj: Provova bashkëpunim serioz me Listën Serbe, por nuk e përballuan krijimin e ushtrisë
Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 23 August 2023
Ramush Haradinaj në FRONTAL të T7 ka folur për bashkëpunimin që ka pasur me Listën Serbe. Haradinaj ka thënë se nuk e ka takuar Radojicicin në veri në shtëpinë e tij, por në një vend ku qëndrojnë Lista Serbe.
Deputeti i AAK-së thotë se ka provuar që të bashkëpunoj seriozisht me Listën Serbe, dhe qëllimi dihet që është shtrirja e juridiksionit të plotë në veri. Ai në FRONTAL thotë se me siguri do të kishin pasur sukses, por thotë se për fat të keq Lista Serbe nuk arriti ta përballoj krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Haradinaj thotë se Lista Serbe kishte thënë që në ligjin për ushtrinë të futeshin pikat ku Ushtria s’ka të drejtë të shkojë në veri. Megjithatë Hardinaj thotë se Ligji nuk ka specifikimet të tilla dhe Lista Serba s’ka pranuar dhe ka shkuar rrugës së saj.
“E kam vizituar veriun disa herë. S’e kam takuar në shtëpi, por në një vend ku rrinë këta Lista Serbe. Unë kam provuar të bashkëpunoj sa më seriozisht me ta. Qëllimi dihet se cili është, pra shtrirja e juridiksionit të plotë në veri. Me siguri do të kishim arritur ndonjë sukses. Por për fat të keq Lista Serbe s’arriti me përballu krijimin e ushtrisë. Kam provu me i mbajt afër, me i bo pjesë. Jo i vetëm, kam punuar edhe me aleatët që Listën Serbe që ta mbajmë pjesë të institucioneve. Kemi rekrutu shtetas të Kosovës, kemi pasur brezat e parë të ushtarëve serbë të Kosovës. Por kur i dërgova Ligjet në parlament, kanë thënë që duhet me u përfshi ligjet që s’mund ta dërgoni në veri. E ligji për ushtrinë nuk bën specifikime. E ata në këtë rast thanë që kjo është e papranueshme dhe shkun rrugës vet”, ka thënë Haradinaj.
Të tjera
-
Kurti takohet me Sautter, diskutojnë për rezultatet e Procesit të Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtorin Politik të Ministris...
-
Haxhiu tha se e çmon shumë Dejonën, reagon djali i dëshmorit: Ma mirë me i ç’mu dëshmorët sesa Mihalin, se me gjakun e tynve ke arrit qaty
Sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar për përgjimet e ...
-
Fillon nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë
Policia e Kosovës njofton se ka filluar nënshkrimi i kontratave për gjene...
-
Rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, javën e ardhshme
Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Brukse...
-
Tahiri: Institucionet po udhëhiqen nga dikush që s’ka mandat e as pozitë
Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Për herë të parë në QKUK bëhen operime në zemër me metodën minimale invazive dhe endoskopike
Për herë të parë në Kosovë, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës po...
-
Raporti i Bankës Botërorë që demaskon propagandën e qeverisë Kurti për shkallën e papunësisë
Njohësi i Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas publikimit...
-
Sveçla pas vizitës në veri: Punë e zakonshme në orar të punës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar shkurt pas vizi...
-
Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA del në ankand
Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së, e shtypur 237 vjet më parë, e dë...
-
Maqedonci takohet me zyrtarin amerikan për implementimin e sistemit që aplikohet në Departamentin amerikan të Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri Maqedonci sot ka pritur në taki...
-
Banka Botërore: Kosova me rritje ekonomike 3.8%, të punësuar veç 37% e të aftëve për punë
Banka Botërore e ka publikuar raportin e ri analitik mbi ecurinë e ekonomisë ...
-
Pacolli: Dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën
Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pcolli ka reaguar prap për qeverinë duke th...