Lajme

Haradinaj pritet nga komuniteti shqiptar në Michigan: Kosovës gjithmonë i kanë qëndruar afër bijtë e saj që jetojnë në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 13 May 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve të tij në Michigan të Amerikës, është pritur nga Komuniteti Shqiptar.

Haradinaj tregoi që në këtë takim theksoi nevojën e bashkimit të shqiptarëve kudo që ndodhen për interesat e përbashkëta dhe për një Atdhe të fortë e të sigurt.
“U nderova nga pritja e Komunitetit Shqiptar në Michigan. U interesova për të arriturat e tyre, në një bashkëbisedim vëllazëror, ku merrnin pjesë përveç tjerëve edhe liderë fetar dhe përfaqësues të organizatave shqiptare “Jehona e Malësisë”, “Malësia e Madhe”, “Kosova”, “Rapsha”, “Koja” dhe “Fishta Council”.
Në takim theksova nevojën e bashkimit të shqiptarëve kudo që ndodhen për interesat e përbashkëta dhe për një Atdhe të fortë e të sigurt”, tha Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj theksoi se Kosovës gjithmonë i kanë qëndruar afër bijtë e saj që jetojnë në Amerikë.
“Kosovës gjithmonë i kanë qëndruar afër bijtë e saj që jetojnë në Amerikë, në të gjitha periudhat historike dhe përpjekjet për liri. Edhe sot, përpos krenarisë që e ndjejmë për të arriturat e tyre, kemi nevojë të qëndrojmë afër njëri tjetrit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera