Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike

Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 04 January 2025
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar prioritetet strategjike për zhvillimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kombinimi i burimeve tradicionale me ato të ripërtëritshme dhe teknologjitë e reja si hidrogjeni i pastër, paraqesin siguri energjetike për të ardhmen.
“Qasja që kombinon burimet tradicionale, ato të ripërtëritshme dhe teknologjitë e reja si hidrogjeni i pastër, është çelësi për të siguruar një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të pastër dhe të sigurt për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
PRIORITETET STRATEGJIKE PËR ZHVILLIMIN E SISTEMIT ELEKTROENERGJETIK TË KOSOVËS
Kosova ndodhet përpara një periudhe kritike për transformimin e sektorit të energjisë, ku siguria energjetike, diversifikimi i burimeve dhe përmbushja e objektivave të dekarbonizimit janë domosdoshmëri. Për të adresuar sfidat aktuale dhe për të siguruar një sistem të qëndrueshëm, janë të nevojshme një sërë investimesh strategjike:
- Ndërtimi i një centrali energjetik me gaz prej 500 MW në Ferizaj
- Ky central do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe fleksibilitet operacional, duke shërbyer si burim balancues gjatë periudhave të ulëta të prodhimit nga burimet e ripërtëritshme (energji diellore dhe e erës), krahas sistemit të ruajtjes së energjisë përmes baterive (BESS), të financuara nga Qeveria e SHBA, përmes programit të MCC dhe buxhetit të Kosovës.
- Lidhja direkte me rrjetin 400 kV të KOSTT-it do të mundësojë integrim efikas në sistemin transmetues.
- Kostoja e përafërt: 0.8-1.5 miliardë euro, duke përfshirë edhe teknologjinë e kapjes dhe ruajtjes së karbonit, dhe në varësi të kapacitetit dhe teknologjisë së zgjedhur.
- Modernizimi i rrjetit transmetues për operim të sigurt dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme
- Ndërtimi i unazës së brendshme 400 kV: Siguron stabilitet të sistemit dhe rrit kapacitetet transmetuese për projekte të mëdha energjetike.
- Kostoja e përafërt: 100-150 milionë euro.
- Unazat 220 kV dhe 110 kV: Forcojnë kapacitetet lokale për integrimin e burimeve të shpërndara të energjisë dhe përmirësojnë fleksibilitetin operacional të rrjetit.
- Kostoja e përafërt:
- Unazat 220 kV: 50-70 milionë euro.
- Unazat 110 kV: 20-40 milionë euro.
- Rishikimi i Metodologjisë së Kyçjes: Një qasje më fleksibile nga KOSTT dhe ZRRE për të përshpejtuar integrimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme në rrjetin nacional.
- Mundësia e zhvillimit të kapaciteteve për prodhimin e hidrogjenit të pastër
- Hidrogjeni i prodhuar nga energjia e erës dhe diellit mund të shërbejë si zgjidhje për menaxhimin e furnizimeve të tepërta, duke e ruajtur energjinë nëpërmjet elektrolizuesve dhe duke e përdorur atë për balancim të rrjedhave energjetike.
- Hidrogjeni mund të ruhet dhe të përdoret si lëndë djegëse ose si bartës energjie, duke siguruar fleksibilitet të sistemit dhe reduktim të emetimeve të karbonit.
- Kostoja e përafërt:
- Kapacitetet e elektrolizës: 1-1.5 milionë euro për MW.
- Infrastrukturat e ruajtjes dhe transportit të hidrogjenit: 50-100 milionë euro.
- Strategjia përfshin ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e hidrogjenit pranë termocentraleve ekzistuese, për optimizim të kostos.
- Ndikimi i këtyre projekteve në balancimin e sistemit dhe dekarbonizimin
- Centrali me gaz: Përveç furnizimit të sigurt, ky central do të mundësojë mbështetje në periudha të paqëndrueshmërisë nga burimet e ripërtëritshme, duke rritur fleksibilitetin dhe sigurinë e sistemit.
- Hidrogjeni i pastër: Roli i tij në integrimin e burimeve të ripërtëritshme është thelbësor përmes ruajtjes së energjisë, duke shmangur humbjet dhe duke balancuar rrjetin.
- Pjesëmarrja aktive në integrimet në tregjet e energjisë rajonale dhe evropiane, për të siguruar mundësi më të mira për tregtinë e energjisë, duke rritur kështu konkurencën dhe ulur çmimet.
- Përfitimet:
- Stabilitet dhe siguri më e lartë operative.
- Integrim më i lehtë dhe më i shpejtë i projekteve të energjisë së ripërtëritshme.
- Reduktim i varësisë nga burimet konvencionale dhe përmbushje e objektivave të tranzicionit energjetik.
Kjo qasje, që kombinon burimet tradicionale, ato të ripërtëritshme dhe teknologjitë e reja si hidrogjeni i pastër, është çelësi për të siguruar një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të pastër dhe të sigurt për Kosovën.

Të tjera
-
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat paraprake mbi pjesë...
-
Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Raportohet se Rama po pret rezultatin zgjedhor në selinë e partisë
Eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama, është parë te selia e partisë ...
-
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit
Gjatë ditës së sotme në Ballancë të Vitisë janë rrahur mes vete pesë persona,...
-
Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt
Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë s...
-
Agron Shehaj flet për Exit Pollin: Shpresoj që do të jemi më shumë
Agron Shehaj nga Partia Mundësia ka thënë se po presin rezultatert zyrtare, d...
-
Dalin rezultatet e dy kutive, PS në Vorë feston me fishekzjarre
Rezultatet e dy qendrave të votimit elektronik në Vorë kanë bërë që Partia So...
-
Baton Haxhiu ia kthen Sali Berishës: Kur bëja sondazhe doktor për ty, më besoje
Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës...
-
PS deklarohet – shpall fitoren pavarësisht vendimit të KQZ-së për Vorën
Partia Socialiste ka reaguar mbi procesin zgjedhor, duke vënë akuza ndaj KQZ-...
-
Osmani në Mauthausen të Austrisë: Aty ku njerëzimi njohu tmerrin premtuam sërish – kurrë më
Presidentja Vjosa Osmani qëndroi në Mauthausen të Austrisë, së bashku me udhë...
-
Exit Polli: Garë e nxehtë në Shkodër, këto janë mandatet e Ramës dhe Berishës
Sipas Exit Pollit të Baton Haxhiut, garë e nxehtë pritet të jetë në Shkodër. ...