Sport

Haradinaj premton përkrahje për sportin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 21 October 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Ramadan Selimi dhe anëtarët e bordit, Agim Tahiraj dhe Sylë Morina.

Në emër të federatës dhe boksierëve, ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e  drejtimit të ekzekutivit, dhe i uruan suksese në punë.

Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar këtë Federatë për punën që ka bërë, duke u zotuar se edhe më tutje do të vazhdoj të përkrah sportet.

-Advertisement-

Kryetari i Federatës, Ramadan Selimi, e ka informuar kryeministrin për përgatitjet që janë duke u bërë në organizimin e Turneut Ndërkombëtar “Adem Jashari”, që mbahet më 3,4 dhe 5 nëntor në Prishtinë.

Turneu, i 19-ti me radhë, do të sjell në Prishtinë boksierët nga shtete të ndryshme, në arenën më të madhe të boksit në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera