Haradinaj: Prekazi është vendi ku i bashkon të gjithë shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 26 November 2018
“Nderi dhe lavdia është për të rënët për liri, por edhe ne do të rrugëtojmë në rrugën e tyre”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari, në Prekaz, në vigjilje të festave të nëntorit, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministrat nga dyja qeveritë.
Fillimisht kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama kanë vizituar kullën e Jasharajve, ku janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Pas vizitës në Kullë, kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama, të shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari kanë vënë kurora me lule te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj vlerësoi se Prekazi është vendi ku i bashkon gjithë shqiptarët, duke thënë se ka nderin që bashkë me kabinetin e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama të bëjnë homazhe në Prekaz.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama falënderoi për mikpritjen dhe mundësinë që të nderojnë historinë e lavdishme të kësaj familje, kësaj toke.
“Nuk ka vend më të përshtatshëm për t’i uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e flamurit kuq e zi, flamurit me shqiponjën dy krenare që është simboli që duhet të na inspirojë çdo ditë për të qenë një trup dhe dy shtete me sytë drejt bashkimit tonë kombëtar në Evropën e Bashkuar”, tha kryeministri Rama.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se dita e flamurit është shpresë, perspektivë, bashkim dhe ecje përpara në realitetin në të cilin jemi.
Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, falënderoi të dy kabinetet qeveritare për vizitë, duke uruar festat e nëntorit. “Uroj që gjithmonë të jemi bashkë ashtu sikur jemi sot këtu”, tha Rifat Jashari.
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...