Haradinaj: Po kalojmë një situatë të rrezikshme, kërkohet guxim e hapa konkret

Autori: Gazeta inFokus
17:53 | 20 July 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po kalon nëpër një situatë të rrezikshme ku kërkohen hapa konkret për ta tejkaluar.
Kështu ka thënë Haradinaj pas takimit me kategoritë e ndryshme shoqërore.
“Po kalojmë në një situatë të rrezikshme, kërkohen hapa të guximshëm dhe veprime konkrete. Sot, në kuadër të ciklit të diskutimeve me kategoritë e ndryshme shoqërore, në Kuvendin e Kosovës takuam përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se si subjekt politik e çmojnë rolin e mediave dhe të shoqërisë civile.
“Gjatë një diskutimi shumë transparent, konstatuam edhe njëherë që gjendja në vend që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më keqe se sa kjo tani. Kjo situatë e krijuar kërkon hapa të guximshëm dhe veprime konkrete, bashkërisht”.
“Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave dhe të shoqërisë civile për sensibilizimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë”, ka shtuar Haradinaj.
Haradinaj ka paralajmëruar takime të kësaj natyre edhe me sektorë tjerë.
“Do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalim nga kjo bllokadë që po kalon vendi, për ta nxjerrur Kosovën nga sanksionet dhe izolimi”, ka përfunduar Haradinaj.

Të tjera
-
Zgjedhjet e 24 majit të ‘92, LDK: Datë historike – Rugova, arkitekt i shtetësisë së Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se 24 maji i vitit 1992, datë ...
-
Incidenti me maturantët, Sveçla: Kërkesën e policit që të mos provokojnë e quajnë dhunë, vendosjen e dorës ngufatje
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se pati propagandë serbe d...
-
“Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se efektet e bllokadës së institucioneve ...
-
Haradinaj nderon heroizmin e batalionit “Shkëlzen Haradinaj”: Trimërinë e tyre e njoha në frontet e luftës
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dësh...
-
Në Ditën e Presidentit, Osmani kujton Rugovën: Sot ecim hapave të tij
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar Ibrahim Rugovën me rastin e ...
-
Nesër përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – a do të dilet nga ngërçi?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër në përpjekjen e 2...
-
Bajrami: Transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se transporti i energjisë që...
-
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Klinë – Shtupel, policia në vendngjarje
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Shtupel, duke s...
-
Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë
Është iniciuar procedurë penale për falsifikim dokumentesh ndaj një personi n...
-
Behrami: Specialja duhet të shndërrohet në muze të përndjekjes politike, është vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Spec...
-
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, pa pagesë gjatë sezonit veror
Tuneli i Llogarasë është hapur pas një periudhe 7-mujore. Shumë qytetarë d...
-
Duda Balje jep detaje për personin i cili i ka kërkuar ‘këmbimin e votës’ së saj për formimin e Qeverisë
Deputetja Duda Balje dje konfirmoi informacionet që qarkullonin, se asaj ...