Haradinaj pjesë e manifestimit për Luftimin e Kancerit të Gjirit
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 20 October 2018
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në manifestimin informativ-kulturor dhe ecjen tradicionale në muajin e luftës kundër kancerit me moton: “Zbulimi i hershëm=Mbijetesë”, që u organizua për të 11-ën herë nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, udhëhequr nga Nafije Latifi.
Ky manifestim ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjiri dhe krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se nuk ka njeri në glob që nuk e kupton se sa është me rëndësi diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje.
“Nëse duam t’ia shtrojmë vetës një pyetje se si mund të mbrohemi nga rreziku i kancerit të gjirit, është vetëm një përgjigje: ‘diagonstifikimi sa më i hershëm’. Ka plotë këtu në mesin tonë që e kanë mundur këtë sëmundje të keqe, por e kanë mundur ngase e kanë diagnostifikuar me kohë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se aktiviteti i sotëm dhe vetë Qendra e cila e ka për qëllim luftimin e kësaj sëmundje, është dëshmi se sa është ngritur vetëdija te ne.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se kjo vetëdije e ngritur duhet të përhapet te të gjithë.
“Jo çdo herë personi vet merr vendimin. Shumë herë vendimin për të mund ta marrin familja, ata që qëndrojnë më së afërmi. Duhet t’i inkurajojmë femrat, ato në qytete dhe zona rurale, që të marrin guximin njerëzor, të besojnë dhe të veprojnë me kohë”, tha kryeministri Haradinaj.
Para shumë të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria ka ndryshuar qasjen ndaj shëndetësisë, edhe pse ka ende punë për të bërë, duke shtuar se do të jetë përkrahë gjithë atyre që janë të prekur më këtë sëmundje që të ndihmoj që zbulimi dhe diagnostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje të bëhet më i lehtë për secilën grua kosovare.
Duke përgëzuar të gjitha ato gra që e kanë mundur këtë sëmundje, kryeministri Haradinaj ftoi të gjitha gratë që të mos dorëzohen, por ta luftojnë këtë sëmundje.
Para të pranishmëve nga një fjalë e kanë mbajtur edhe ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Arben Bislimi nga shoqata e Onkologëve dhe Nafije Latifi, themeluese e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”.
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...