Lajme

Haradinaj përsëri në Berlin, kërkon që Merkel të finalizojë punën e vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 17 November 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me ambasadorën Susanne Schütz në Berlin.

Në këtë takim, Haradinaj kërkoi që të finalizohet liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Në këtë takim po ashtu u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera