Lajme

Haradinaj përkujton 21 policët e rënë në krye të detyrës, ka disa fjalë për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 26 July 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar policët që humbën jetën sa ishin në krye të detyrës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se përulemi para veprës madhore të Enver Zymerit dhe secilit pjesëtar të Policisë së Kosovës, që dha jetën për sigurinë tonë.

Gjithashtu, Haradinaj pati edhe disa fjalë për Qeverinë e Kosovës për mosaprovimin e Ligjit të Pagave.

-Advertisement-

“Në reflektim të kësaj dite dhe secilës ditë të atyre që janë gjithnjë në detyrë për sigurinë e Republikës së Kosovës, po i rikujtoj qeverisë pasojat e mosaprovimit të Ligjit të Pagave, e që e kalon shifrën prej 14 milionë euro në vit”, ka shkruar Haradinaj.

Madje ai e përmendi edhe nevojën e rregullimit me ligj të statusit të Dëshmorit të rënë në krye të detyrës, për pjesëtarët e organeve të rendit e sigurisë.

“Po ashtu në reflektim të kësaj dite, nuk mund të mos përmend edhe dy ligje të tjera, që do e lehtësonin jetën e secilit pjesëtar të Policisë:

– Ligji për pensionimin e zyrtarëve të Policisë dhe IPK-së, ligj i gatshëm për miratim që nga viti 2019

– Ligji për sigurimin jetësor e shëndetësor për Policinë, e që kostoja e tij nuk e kalon shifrën e 4 milionë eurove”, ka shkruar i pari i AAK-së.

E për fund, Haradinaj tha se nderimi më i madh që shteti mund të bëj për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përpos homazheve në përvjetorë, është të lehtësojë jetën e tyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera