Lajme

Haradinaj për vendimin e Qeverisë për pronat afër Manastirit: Kurti po i bën shumë dëme Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 14 March 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që tash e tutje, kryeministri Albin Kurti të fokusohet në zbatimin e planit franko-gjerman.

Vendimin e djeshëm, Haradinaj e quan “fik e korit”, ndërsa thekson se shefi i ekzekutivit po i bën shumë dëme Kosovë.

“Ajo është shprehja e popullit edhe fik edhe korit, po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin në mënyra se si ky po i trajton aleatët dhe obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kem një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera, e rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodh dje Kurti të rikthehet në planin franko-gjerman për shkak se ju shihni Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, u shpreh Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj tregoi për takimin e djeshëm që kanë pasur me emisarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar.

“Besoj që po shihet ku jemi në atë periudhën që po dënohemi për qasjen për mënyrën si i kemi menaxhu këto marrëdhënie, obligimet e marra nga plani franko-gjerman i mbështetur prej amerikanëve kanë mundur me ec përpara drejt NATO-s gjë që është kthyer mbrapa. Po gjen tema me rrit populizmin, me rrit emrin e vet po shihet që është e qëllimshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera