Lajme

Haradinaj për të zhdukurit: I rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 August 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka thënë se kjo kategori mbetet plagë e hapur e shoqërisë.

Haradinaj shkruan në facebook se bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre.

”Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre, si sot, kur bota kujton personat e zhdukur, ashtu edhe çdo ditë e gjithmonë, derisa të vendoset drejtësia.

-Advertisement-

Ata mbesin plagë e hapur e shoqërisë sonë, i rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve.

Kosova nuk harron!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera