Haradinaj për reciprocitetin: Nuk guxojmë të lejojmë që pas çdo aksioni në veri të na nxjerrin ndërkombëtarët
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 04 August 2022
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në seancën e sotme plenare të Kuvendit ka folur për shtyrjen e vendimit për reciprocitetin e pjesëshëm me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj tha se kjo praktikë e marrjes së vendimeve dhe e tërheqjes së menjëhershme, duhet të ndalet.
“Shqetësuese është mungesa e një vizioni të kësaj Qeverie që mos të na përsëritet e njëjta situatë që kur të shkojmë në veri e pastaj duhet me na tërheq ndërkombëtarët me na nxjerrë. Është bërë një praktikë e keqe fshehja pas debatit publik me Listën Serbe nuk e shtyn datën 1 shtator”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se qeveria duhet të merret me krijimin e kushteve për policinë e Kosovës, duke shtuar se raportet në mes VV-së dhe Listës Serbe janë çështje të brendshme të tyre dhe nuk kanë koment për ta.
“Këto janë çështje të brendshme të koalicionit besoj ndërmjet VV-së dhe Listës Serbe, pra nuk kem koment ne, këto janë çështje të brendshme të tyre të Qeverisë. E para ne nuk mund të dimë asgjë mes tyre se zoti Rakiq është ministër i Kurtit, ato janë marrëdhënie të brendshme të Qeverisë”.
“Po të isha unë kryetar Qeverie unë nuk isha marrë me këto debate, por e kisha ngrit moralin e trupave, kisha shkuar me rritje page e beneficione, pasi që ata kur shkojnë në veri ata përballen edhe me vdekje”, tha Haradinaj.
Të tjera
-
Jasharaj: Gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk është realizuar
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasje...
-
Hamza flet për teknologji: Do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për ...
-
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është dashuri për vendlindjen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videome...
-
Kosova në izolim energjetik, koston prej 70 milionë euro pritet ta paguajnë qytetarët
Kosova rrezikon të izolohet në fushën energjetike. Gazeta Infokus nga buri...
-
Murati: Këto janë kategoritë që do të përfitojnë rritje 20 për qind të pensioneve
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se tri kategori të dala nga luf...
-
Avni Kastrati emërohet drejtor ekzekutiv i ASK-së
Avni Kastrati është caktuar sot në krye të Agjencisë së Statistikave të Kosov...
-
Vrạsja e Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen e tij për mbrojtje juridike
Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për familjen e veprimtarit të çështj...
-
Lyra Osmani emërohet Inspektore e Përgjithshme
Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Lyra Osmanit si Inspekto...
-
Deputeti i Kantonit të Bernit, Rashiti kritikon Kurtin: “Politika e tij rrezik serioz për Kosovën”
Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka dërguar një mesazh për qytet...
-
Rriten për 20 përqind pensionet për kategoritë e dala nga lụfta
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensione...
-
Dervishaj fton diasporën të votojë: Votoni sepse zëri juaj është fuqia e Kosovës
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë në Zubin Potok që...