Lajme

Haradinaj për masakrën në Prizren: Gjaku i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 26 May 2023
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reguar me rastin e 24 vjetorit të masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po atë ditë forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi, në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se gjaku i martirëve nuk duhet që të na ndal, derisa përgjegjësit e kësaj masakre të dalin para drejtësisë.
“Sot bëhen 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi, në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera