Lajme

Haradinaj pas miratimit të Rezolutës në mbështetje të Ukrainës: Kosova dëshmoi se është për paqe, liri dhe demokraci

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 03 March 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj dhe në kundërshtim të agresionit rus, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, tha se kjo dëshmon që Kosova është e përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci.

“Kuvendi i Kosovës ka treguar edhe një herë se Kosova është përkrah partnerëve e mbarë botës demokratike dhe kundër çdo agresioni. Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, dhe në kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Republika e Kosovës është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera