Lajme

Haradinaj pas aksidentit tragjik në SHBA: Solidarizohemi me të prekurit

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 26 March 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit tragjik në Merilend të ShBA-ve ku është shembur ura “Francis Scott Key Bridge”.

Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e të prekurve nga kjo tragjedi.

“Në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik i shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, Merilend, ShBA. Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi”, është shprehur Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera