Lajme

Haradinaj: Nuk e votova Gjykatën Speciale, kisha frikë se do të dëmtohet imazhi i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 21 November 2020

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk e ka votuar Gjykatën Speciale pasi ka pasur frikë që do të dëmtohet imazhi i Kosovës.

Haradinaj i ftuar në një emision në NEWS 24 tha se akuzat e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po ashtu mbajnë pozita politike në Kosovës i bëjnë dëm të madh Kosovës.

“Ne as atëherë as tash nuk kemi pasur frikë nga Gjykata. Ne e kemi pasur frikën që do të kemi një dëmtim të imazhit tonë. Këto akuza të udhëheqësve politikë bëjnë dëm të madh Kosoves, i vështirësohet pozita e saj”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Po ashtu edhe vetë Haradinaj është përballur me Gjykatën Speciale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera