Haradinaj nis takimet në ShBA: Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor, është atdhe për mijëra shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus
17:35 | 07 May 2022
Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të realizojë një mori takimesh me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden dhe takime tjera të rëndësishme.
Haradinaj sot ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara”.
“Pata kënaqësinë të vizitoj sot Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka theksuar se shqiptaret edhepse kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu.
“Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi. Ishte fat historik për shqiptarët, që edhepse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun.
Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FKS-së trajnohen me ata të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ush...
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...
-
Pamje/ Albin Kurti “pre” e truqeve me letra
Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia ...
-
Vdes një këmbësore në Pejë pasi goditet me veturë
Një grua ka humbur jetën pasi që ishte goditur me veturë të premten në fshati...
-
Putin merr vendimin e fundit për ushtrinë
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës ...
-
Aksident me fatalitet në Gjilan
Një grua ka ndërruar jetë të shtunën si pasojë e lëndimeve e marrë nga një ak...
-
Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës
Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve të fundit mes fuqive më të ...
-
Këto janë pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e...