Lajme

Haradinaj ngrit flamujt në bjeshkët e Restelicës dhe Korabit

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 01 December 2019

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj gjatë kësaj të diele i është ngjitur bjeshkës së Restelicës dhe në Majën e Korabit.

Ai përmes një postimi në facebook, ka publikuar një fotografi me një grup, ku nën shoqërim i mbajnë flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.

“Ecje në bjeshkën e mahnitshme të Restelicës dhe Majën e Korabit!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ndërkohë si duket Haradinaj e ka në trend ecjen, kujtojmë se herën e kaluar i ishte ngjitur bjeshkëve të Deçanit./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera