Lajme

Haradinaj nga Gjilani: Taksa mbetet deri në njohje – marrëveshja zgjidh temat e hapura

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 04 March 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e tarifës 100% ndaj Serbisë tash duhet të lihet pas.

“Çështja e taksës është e vendosur, ajo vazhdon të mbetet deri në njohje reciproke: Shpresoj që njohja të arrihet në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj në konferencë të përbashkët për media me Kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Jam i bindur se do të gjendet një mënyrë për rikthimin e dialogut. Kur do të kemi një marrëveshje atëherë ajo i zgjidh të gjitha temat e hapura” ka thënë Haradinaj

Ndër të tjera Haradinaj ka folur edhe për kyçjen në autostradën në drejtim të Shkupit, ku do të bëhet në fshatin Gërlicë.

-Advertisement-

“Gërlica nuk ka qenë në projektin bazë. Ndërhyrja i ka disa komplikime. Nuk është përvoja e parë që ndërhyjmë më një kyçje. Nuk ka afat kohor të saktë por e di se ka një dakordim të ndërsjellë” ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera