Haradinaj nga Durrësi: Kosova nuk do të kursejë asgjë për Shqipërinë
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 29 November 2019
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Durrës për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti.
Pas tre ditësh që Shqipëria është goditur nga tërmeti vdekjeprurës Haradinaj ka vendosur që sot të vizitojë këtë vend, shkruan gazeta inFokus.
Ai tha se Kosova nuk do të kursejë asgjë për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit shqipëtarë.
“Si Kosovë, nuk do të kursejmë asgjë, që vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira me shumë dhimbje për ta, por edhe për ne”, tha Haradinaj.
Ai tregoi se sot ka shkuar për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar.
“Duke bashkëndjerë me çdo emocion këtë tragjedi që mori shumë jetë njerëzish, sot, bashkë më një pjesë të kabinetit qeveritar, i pritur nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vizitova Durrësin dhe zonat e prekura nga tërmeti për të parë nga afër situatën dhe për t’u dhënë përkrahje të mëtejme, të pandalshme, të gjithë të angazhuarve në përballimin e gjendjes”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Hoti godet BQK-në: Me vendimin për shtrenjtimin e sigurimit, BQK-ja mbrojti interesat e disa kompanive
Rritja e tarifave të sigurimit pas një analizë të detajuar nga Banka Qendrore...
-
Vetëvendosje tregon se kur do të mbahet takimi me LDK’në
Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, ka mbetur...
-
Kadri Veseli hyn në speciale për intervistim
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tanimë ka hyrë për t’u intervistuar nga Zyra...
-
KMDLNJ: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komu...
-
Sulm me armë në Çeki, 6 të vrarë
Të paktën gjashtë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në n...
-
Përplasje ndërmjet veturave në Prishtinë (FOTO)
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, përkatësisht tek rreth...
-
Vetëm të hënën 50 aksidente në Kosovë
Afro 50 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së hëne në Kosovë. Nga këto aks...
-
Edhe Italia do ta rishikojë njohjen e Kosovës, thotë deputeti i këtij shteti
Matteo Salvini, shefi i partisë “Lega Nord”, është i bindur që partia e tij d...
-
Rugova i LDK-së thotë që nuk lëshojnë pe për Presidentin
Si duket Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka në mend të lëshoj pe në bisedi...
-
Përmbyset traktori, humb jetën 70-vjeçari
Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit në Lezhë. Ngjarja...
-
Në Kosovë, ndërtimet pa mbikëqyrje dhe pa standarde
99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes që e marrin dhe në 90% të rasteve n...
-
Moti sot në Kosovë
Një ciklon me masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të kalojë nga rajoni ...