Lajme

Haradinaj: Në Prekaz ka ndodhur kthesa e vetëdijes kombëtare dhe vetëdijes për çlirim

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 05 March 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, si dhe përvjetorit të sulmit të tretë të forcave serbe, ndaj familjes Jashari.

Haradinaj tha se në Prekaz ka ndodhur kthesa e vetëdijes kombëtare dhe vetëdijes për çlirim.

“Sot, më 5 mars, me bashkëluftëtarë nga të gjitha trevat e Kosovës dhe trojeve shqiptare, me kolegë, me deputetë, kryetar komunash, me të ri e të reja, nderojmë këtu në Prekaz, në vendin ku ka ndodhur kthesa e vetëdijes sonë kombëtare, e vetëdijes për çlirim, e ku i gjithë populli pranoi kushtrimin prej këtu, për t’u përballë, për të luftuar, deri në çlirim”, tha Haradinaj, pas homazheve.

-Advertisement-

“Mu në këtë vend pushojnë legjendarët tonë, komandanti ynë, Adem Jashari, familja Jashari, por po ashtu prej këtij vendi, nisemi gjithmonë më të fortë, për të gjitha ato sfida e punët që na presin”.

“I përjetshëm kujtimi për të rënët për liri, për familjen Jashari, për komandantin legjendar Ademi Jashari”, përfundoi Hardinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera