Lajme

Haradinaj në “Ditën e Evropës”: Qytetarët e Kosovës të mos mbesin të izoluar

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 09 May 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e Evropës ika bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që të njohin Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta evropiane dhe vizion i saj i palëkundur është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Sot në Ditën e Evropës edhe njëherë i bëjmë thirrje shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja të cilës natyrshëm i takojnë”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Ai po ashtu shtoi se më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje e zhvillim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera