Lajme

Haradinaj: Modeli i ndarjes së parave për tekste shkollore vjet dështoi, pse e përsërisin prapë?

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 13 August 2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsideron se Qeveria Kurti po maltreton prindërit e nxënësit me procedura për tekstet shkollore.

“Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë?”, shkruan Haradinaj.

Sipas tij “në vend që ta rrisin cilësinë në arsim e të mos mbetemi në fund të listës së PISA-s, këta sajojnë armiq imagjinarë në mesin e mësuesve e sindikatave”.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Pushteti në vend që t’i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë?

Në vend që ta rrisin cilësinë në arsim e të mos mbetemi në fund të listës së PISA-s, këta sajojnë armiq imagjinarë në mesin e mësuesve e sindikatave.

Në vend që t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populiste, se mos po shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale.

Por, ato po grumbullohen përditë dhe po bëhen të papërballueshme.

Prandaj, numri i mësuesve dhe nxënësve që e kanë braktisur Kosovën, është alarmant.

Nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera