Lajme

Haradinaj mbledh nënkryetarët e AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 05 February 2019

Kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sonte një takim me nënkryetarët e partisë së tij.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Lidhur me pozicionet e Qeverisë së vendit, në raport me zhvillimet aktuale politike, me fokus dialogun me Serbinë dhe vendimet sovrane të Kosovës, mbajta një takim konsultativ me nënkryetarët dhe sekretarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera