Lajme

Haradinaj: Masakra e Izbicës, përpjekje e këmbguljes për liri

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 28 March 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përkujtoi19 vjetorin e masakrës në Izbicë, ku u vranë 147 shqiptarë nga forcat serbe, shkruan Infokusi.

Haradinaj tha kjo masakër është dëshmi e një historie të dhimbshme në Kosovë, të vrasjeve dhe dhunës, por njëkohësisht një përpjekje e pa ndalur dhe këmbëngulëse e popullit të Kosovës për liri.

“Kjo masakër mobilizoi gjithë botën demokratike për të ndalur dhunën dhe vrasjet dhe për t’i dhënë krah popullit të Kosovës në luftën e tij të drejt për liri dhe pavarësi”, tha kryeministri Haradinaj.

-Advertisement-

Kryeministri Haradinaj, tha se Kosova është shtet i konsoliduar, demokratik e i lirë dhe në rrugën e tij drejt bashkimit me familjen evropiane dhe anëtarësim në NATO e OKB. /INFOKUSI.COM/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera