Lajme

Haradinaj: Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 03 May 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se është i shqetësuar për siç i ka quajtur ai, sulmet po u bëhen gazetarëve e mediave nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira.

Sipas tij, shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.

-Advertisement-

“Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual. Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme. Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të demokracisë”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera