Lajme

Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 20 August 2026

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj tha se vendi ka “opozitë të dobët, të mjerë”.

Haradinaj në T7 se për këtë shkak, kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i relaksuar.

“Pse mos me u relaksu ai? Çka po bën opozita?”, tha ai.

-Advertisement-

“Ai që ka hy me tym, ai që ka hy me gjak, ai që ka hy dhunshëm në Parlament, ai nuk del me këtë lloj opozite çfare e kemi. Më vjen shumë keq”, tha Haradinaj.

Ai tha se “Albin Kurtit s’ka nevojë me iu prishë relaksi me këtë lloj opozite që e ka”.

“Kemi deputetë që janë rahatu me një rrogë, janë rehatu me dy-tri intervista, janë rehatu materialisht”, tha Haradinaj.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy