Lajme

Haradinaj – Kurtit: A ke me negocu me Serbinë normalizimin e gjendjes në vendin tonë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 30 November 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ne interpelancën që po mbahet sot në Kuvend për gjendej aktuale në vend ia ka parashtruar disa pyetje kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i AAK-së i ka thënë Kurtit se a do ta kthejë normalitetin në vend apo do të negociojë me Serbinë për normalizimin e gjendjen në Kosovë.

“Si ki me e kthy normalitetin në veri ti e demagogët e tu e të gjithë këta që i ki këtu apo ki më shku më negocu me Serbinë normalizimin e gjendjes në vendin tonë, në kuadër të normalizimit të marrëveshjes finale”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai e ka pyetur atë edhe për refuzimin e kërkesës së SHBA-së për pezullim të marrëveshjes për targat.

“Pse kryeministër ke refuzu kërkesën amerikane për pezullim deri në marrëveshje? Pse? A është kjo arsyeja pse kur ke shku në Bruksel nuk ke fol ma për marrëveshjen fianle si tha ti, po ke fol për tabela, mos me pas refuzu këtë kërkesë, a e din ti a kish guxu Vuçiq me iu urdhër serbeve me i leshu institucionet apo kishe folë për marrëveshjen finale”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë seancë, ish-kryeministri i Kosovës foli dhe për propozim rezolutën e AAK-së, ku tha më këtë synon të ndihmohet vendi dhe jo kryeministri e as qeveria.

“Arsyeja pse e kemi sjellë një propozim rezolutë në Kuvend është me e ndihmu këtë gjendje, jo kryeministrin, jo qeverinë, jo ndonjërin prej nesh, por vendin tonë, interesin tonë, sakrificën tonë. E pabesueshme që edhe në situatë si kjo marrim përgjigje demagogjinë e sinkronizome megafont, nuk i bon mirë kjo vendit edhe ta dini që jon tu na pa të gjithë edhe vendorët edhe ndërkombëtarët”, ka thwnw ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera