Haradinaj: Kurti të kërkojë zyrtarisht që çështja e dialogut të kalojë te presidenti Biden
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/08/Ramush-Haradinaj-pas-takimit-me-Albin-Kurtin-foto-Ridvan-Slivova-4-e1661869548878-780x439-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:33 | 30 August 2022
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, është shprehur se Kurti duhet të kërkojë zyrtarisht që procesi i dialogut të kalojë te presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.
Ai ka thënë se secili që udhëheq me dialogun duhet t’i mos i harroj tri parime e që janë: integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria e Kosovës.
“Ia kam tërhequr vërejtjen e Kurtit për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një dhe rrezikut që nëse Serbia arrin ndonjë sukses me marrëveshjen e Asociacionit, ajo do të çohet nga tavolina dhe të mos e vazhdojë më dialogun. Ngjashëm ka vepruar edhe në konferencën e Ramubjesë”, ka thënë Haradinaj.
I pari i AAK-së ka shtuar se BE-ja ka kryer një punë të rëndësishme në procesin e dialogut, por se tashmë ajo nuk është më neutrale shkaku i luftës me Rusinë.
“Unë besoj shumë që është me rëndësi dhe ia thash kryeministrit Kurti që BE-ja ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat kanë ndryshuar dhe BE nuk është më neutrale tashmë sikurse e gjithë bota është në luftë me Rusinë. Mendoj që është koha që edhe Kurti zyrtarisht të kërkoj që çështjen e dialogut ta kaloj te presidenti Biden sepse në këtë formë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes por edhe garanca në implementim”, tha Haradinaj.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/6792x336px.jpg)
Të tjera
-
Rohde i cilëson si “ngarkesë” 3 kushtet e djeshme të Kurtit – Serbia po e shkel nenin 4 të Marrëveshjes Bazike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar takimin e djesh...
-
Serbi i arrestuar për spiunazh filmonte fshehurazi policinë e KFOR-in, është agjent rezident i BIA-s
Aleksandër Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, është arrestuar mbi dyshimet për s...
-
BE pas ndalimit të Festivalit “Mirëdita…”: Zhgënjyese, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit
Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festiva...
-
Arrestohet një i mitur për fajde në Lipjan, përfundon në ndalim policor
Një aksion i Policisë i zhvilluar në Lipjan ka rezultuar me arrestimin e një ...
-
“Nuk e keni kalu traumën e GJND-së” – Zëvendësministri Vokrri ballafaqohet me ish-ministrin e jashtëm serb
Zëvendësministri i i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vo...
-
Kryetari i Dragashit mban mbledhje urgjente pas vërshimeve, këto janë vendimet që u morën
Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka mbajtur sot takim urgje...
-
Valon Syla: Dimali po rren, edhe vetë ka qenë pjesë e tagjisë sa ka punuar gazetar
Gazetari Valon Syla e ka komentuar deklaratën e deputetit të VV’së, Dimal Bas...
-
Konjufca priti në takim delegacionin e deputetëve të CSU-së të Parlamentit të Bavarisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
Krimet Ekonomike arrestojnë instruktorin e një autoshkolle, mori ryshfet për t’ia kryer dikujt testin për patentë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsio...
-
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ish ushtar i UÇK-së
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot mes një veture dhe një autobusi në...
-
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e 14 të lënduarve në aksidentin në Keqekollë ku një person humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...