Lajme

Haradinaj: Kurti është Kryeministri i parë që ka shkelë Kushtetutën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 01 April 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka krahasuar sot Albin Kutin me liderin e Venezuelës, Nikolas Maduro.

Gjatë bisedës për Frontal, Haradinaj ka thënë se ata që po e rrethojnë kryeministrin në detyrë po e krijojnë një Maduro që sipas tij është rrezik për Kosovën.

“Ata që janë rreth tij janë tu e qu kah rruga e Madures, po krijojnë një Maduro në Kosovë, është keq për të, vendin, edhe rajonin. Nuk ka logjikë që kryeministrin e Kosovës me i mbarojnë një Zizek. E kanë kap një e majtë të çuditshëm, po e qojnë këtë vend te një Maduro”, ka thënë Haradinaj në T7.

-Advertisement-

Haradinaj ka thënë që Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme.

“Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme. Nuk po flasim për moral se është larg, por duhet me reflektu pas këtij vendimi të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera