Lajme

Haradinaj: Kurti arriti ta çojë Kosovën në prag të ndarjes së veriut nga pjesa tjetër e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 22 November 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për gjendjen aktuale në veri të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i pari i AAK-së ka thënë se Kurti ka kthyer tensionet në të cilave nuk mund tu parashikohet fundi.

Gjithashtu, ai ka thënë se i kreu i ekzekutivit ka arritur ta çojë Kosovën në prag të ndarjes së veriut nga pjesa tjetër e shtetit.

-Advertisement-

Derisa sjelljen e tij në raport me situatën e krijuar në vend, Haradinaj e quan të rrezikshme.

“Jam tejet i shqetësuar me faktin se sot në sytë e BE dhe të SHBA, Kosova nga viktimë është shndërruar në fajtor për situatën e krijuar, ndërsa Serbia është shndërruar në partner konstruktiv.

Fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, e ai është Albin Kurti.

Kurti arriti t’i dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës edhe me SHBA edhe me evropianët;

Kurti arriti ta heqë nga tavolina draftin dhe përpjekjen për të arritur marrëveshje përfundimtare për njohje me Serbinë;

Kurti arriti të vendosë populizmin dhe egoizmin e tij mbi interesat e shtetit të Kosovës;

Kurti arriti ta nxjerrë veriun nga kontrolli i Kosovës;

Kurti arriti ta kthejë shtetin e Kosovës në shtetin e një individi që vet vendosë dhe vet vulosë;

Kurti arriti të rikthejë tensionet për të cilat askush nuk mund ta parashikojë fundin;

Kurti arriti ta çojë Kosovën në prag të ndarjes së veriut nga pjesa tjetër e shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Derisa ka thënë se Kurti ka vetëm një rrugë, atë të bashkëpunimit me aleatët tanë, e veçanërisht me SHBA-në.

“Dhe këtë duhet ta bëjë jo për vete dhe qeverinë e tij, por për vendin, siguria e të cilit sot është më e rrezikuar se asnjëherë më parë”, thuhet në postim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera