Haradinaj kujton të rënët në Rogovë të Hasit: Rënia e tyre u bë frymëzim për ne
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 29 January 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ngjarjet e para 24-viteve në Rogovë të Hasit.
Haradinaj ka kujtuar datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999.
“Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ngjarja e para 24 vjetëve në Rogovë të Hasit, ishte njëra prej ngjarjeve të dhimbshme, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ngjarja e para 24 vjetëve në Rogovë të Hasit, ishte njëra prej ngjarjeve të dhimbshme, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës sonë për liri. Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë, shumicën e të cilëve kisha rastin t’i njoh nga vijat e frontit, kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë e të ktheheshin me armatimin që aq shumë iu duhej luftëtarëve të lirisë.
Përgjithmonë përulemi para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Memë Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. Në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit; Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.
Rënia e tyre u bë frymëzim për ne që të vazhdonim luftën deri në çlirim. Emrat e tyre janë pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lavdia për ta do të jetë e përjetshme.
Të tjera
-
Me 75% të votave, Zoran Milanoviq rizgjidhet President i Kroacisë
Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të ...
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...