Lajme

Haradinaj kujton të rënët në Likoshan e Qirez

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 28 February 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Likoshan e Qirez, 26 vjet më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se flijimi i tyre ishte frymëzim për brezat.

“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim.

-Advertisement-

Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera