Lajme

Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Rënia e tij, shembull si sakrifikohet për Atdheun

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 07 May 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në 23-vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Bahri Fazliu u bë shembull për rininë shqiptare se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

“Njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetmohim. Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se djemtë më të pastër që ka njohur, ishin grumbulluar në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe kishin ideale të larta kombëtare.
“Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, grumbulloi djemtë më të pastër që kam njohur, me ideale të larta kombëtare, si gjatë përpjekjeve për liri, si në periudhën e ndërtimit të vendit. Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka shkruar Haradinaj.

Njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim. Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, May 7, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera