Lajme

Haradinaj kujton Aze Brahimaj e Zize Sylaj: Ishin frymëzim për të gjithë ne që të jemi në krye të detyrës për Atdheun

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 03 August 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroinën Aze Brahimaj dhe nënën e saj, Zize Sylaj në përvjetorin e rënies së tyre.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Nëna Aze ishte shtyllë e fuqishme e organizimit çlirimtar.

“Nëna Aze ishte shtyllë e fuqishme e organizimit çlirimtar që në fillet e tij. Edukata atdhetare e saj, ishte frymëzim për fëmijët e saj, për ne nipat e mbesat, që të gjithë, pa përjashtim e pa dallim, të jemi në krye të detyrës për Atdheun e lirë. Në këtë përvjetor, nderojmë rënien heroike të nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Sylaj dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj dhe Ukshin Hamza”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se lavdia e UÇK-së nuk do të arrinte përmasat që ka pa nënat tona të pamposhtura.
“Lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të kishte arritur përmasat që ka, pa nënat tona të pamposhtura!”, është shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se Aze Brahimaj ishte gjyshja e Haradinajt, nëna e nënës Rukë, ndërsa Zize Sylaj ishte nëna e Aze Brahimajt, pra nënë e bijë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera