Lajme

Haradinaj: Kryeministri Kurti po i ndihmon agjendës së Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 17 December 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti në aleancë me Listën Serbe e ka ndërruar rendin e ditës në seancën e sotme të Kuvendit ku po shqyrtohet projektbuxheti.

“Qeveria po nxitohet me aprovu buxhetin, e ndihmuar nga Lista Serbe”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se do të votojnë kundër buxhetit në fund të diskutimit.

-Advertisement-

“I bëj thirrje Kurtit mos e fshih sepse po hetohet që është një koalicion me Listën Serbe , ti del përballë çështjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, t’i drejtohet presidentit të Amerikës me kërkesë për marrëveshjen finale”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media.

Ai ka thënë se Kurti po i ndihmon agjendës së Serbisë.

“Kryeministri Kurti duke u nxituar me votu ligjin për buxhetin pa buxhetim të ligjit të pagave me ndihmën e Listës Serbe iu siguroj që po i ndihmon agjendës së Serbisë. Pra, po e pengon në ecjen e qëndrueshme të Kosovës”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera