Lajme

Haradinaj: Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 28 January 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur.

“Lutjet e mia janë me të gjithë të prekurit nga ky sulm barbar. Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar ai në facebook.

Ndërkohë, Qeveria e Afganistanit ka shpallur Ditë Zie për sot, pasi nga një sulm i djeshëm vetëvrasës me makinë-bombë, janë vrarë më se 100 vetë.Përgjegjësinë për këtë sulm në kryeqytetin Kabul e kanë marrë militantët talibanë.

-Advertisement-

Ministri i brendshëm afgan, Wais Barmak, ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore të Kabulit ka arrritur në 103 vetë dhe 235 të plagosur, përfshirë 30 policë.Më herët zyrtarët patën thënë se ishin vrarë 95 vetë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për “aksion të vendosur” nga të gjitha vendet kundër talibanëve dhe infrastrukturës terroriste, në të cilën mbështeten ata.“Mizoria e telibanëve nuk do të mbizotëroj”, tha Trump.

Ai mëtutje ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar se Afganistani është i lirë nga terroristët, të cilët do t’i sulmonin amerikanët, aleatët tanë dhe çdokend që nuk pajtohet me ideologjinë e tyre djallëzore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera