Haradinaj: Kosova ka punë për të bërë për anëtarësim të plotë në BE
Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 18 April 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Raporti i rregullt të BE-së për Republikën e Kosovës reflekton stadin e vendit tonë në raport me anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE.
“Në këtë kontekst, raporti është tregues se në tërësi Kosova ka tepër punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë kurse në veçanti reflekton punën e madhe dhe progresin e madh që është arritur në vitin e fundit. Ky raport është raporti më pozitiv që ka pas Kosova në vitet e fundit, qoftë sa i përket të arriturave konkrete, e qoftë trendeve në funksion të avancimit të proceseve”, ka vlerësuar Haradinaj.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Qeveria e Kosovës e ka analizuar Raportin e rregullt të BE-së për Republikën e Kosovës i publikuar sot para opinionit të gjerë. Raporti në fjalë reflekton stadin e vendit tonë në raport me anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE. Në këtë kontekst, raporti është tregues se në tërësi Kosova ka tepër punë për të bërë deri tek anëtarsimi i plotë kurse në veçanti reflekton punën e madhe dhe progresin e madh që është arritur në vitin e fundit. Ky raport është raporti më pozitiv që ka pas Kosova në vitet e fundit, qoftë sa i pëtrket të arriturave konkrete, e qoftë trendeve në funksion të avancimit të proceseve. Është raportuar progres në:
– Sundim të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në shënjestrimin e rasteve të nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit; – Progres shënohet gjithashtu në sekuestrimin e aseteve dhe në masat për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit; – Rezultate shumë të mira në fushën e zhvillimit ekonomik; – Votimi në Kuvend i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi; – Përgatitjet në Reformën e Administratës Publike dhe fillimin e reformave në administratën publike; – Përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve dhe rifillimi i dialogut me Serbinë; – Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës, vlerësohet si arritje shumë e madhe e vitit 2017; – Progres në menaxhimin e migrimit të rregullt dhe atë ilegal, si dhe shumë fusha tjera.
Kosova nuk ka dilema për rrugën e saj drejt BE-së, përkundër faktit që në BE janë të ndarë sa i përket integrimit të Kosovës në familjen evropiane. Progresi i përmendur në këtë raport është dëshmi e qartë se të gjitha kriteret për liberalizim të vizave janë përmbushur. Pavarësisht se raporti i progresit nuk është mekanizmi përkatës për vlerësim të plotësimit final të kritereve, vonesat në liberalizimin e vizave nuk munden më të arsyetohen me mos plotësim kriteresh. Kosova e ka kryer punën e vet. Me të drejtë Kosova pret që BE tash të njohë këtë progres dhe mekanizmat relevantë të japin dritën e gjelbërt për liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur
Pavarësisht kësaj, ne na presin sfida të tjera të mëdha për të përmirësuar jetën e qytetarit të vendit, na presin shumë punë, për të cilat Qeveria e vendit është e përkushtuar t’i kryej, konform aspiratave tona, të një shoqërie demokratike dhe të integruar. Sfidat e përmendura në raport, Qeveria e Kosovës do t’i identifikojë dhe do të punojë që këto të tejkalohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...