Lajme

Haradinaj: Kosova është duke humbur hapin

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 08 February 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, pozicionin ndërkombëtar të Kosovës si dhe aspektet e organizimit të brendshëm të partisë.

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për zhvillimet politike, tha se Kosova është duke humbur hapin për shkak se qeveria aktuale është e fokusuar në ato që mund të cilësohen si fitore të vogla dhe e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha, që janë jetike për të ardhmen e vendit.

“Fitore e të gjitha fitoreve do të ishte sikur Kosova ta merrte ftesën për anëtarësim në NATO, në samitin e madh historik që do të mbahet në muajin korrik, në 75-vjetorin e NATO-s”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Kryesia e Aleancës, ka aprovuar planin veprues për vitin 2024, që përshin tri faza.

Ky plan ka për synim mobilizimin e të gjitha potencialeve njerëzore të Aleancës, si dhe vendosjen e një standardi të zbatimit të obligimeve të marra dhe raportimit të rregullt brenda strukturave.

Plani parasheh që në fazën e parë të intensifikohet komunikimi i brendshëm në të gjitha nivelet e organizimit partiak. Ndërsa gjatë fazës së dytë, rëndësi të veçantë do t’i kushtohet komunikimit me kuadro të profilizuara për sektorë specifik, në nivel komunal dhe qendror. Faza e tretë, do të përfshijë aktivitetet masive të frymës dhe mesazhit për zgjedhjet parlamentare, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera