Haradinaj: Kompanitë tona shquhen për produkte cilësore që kanë fituar besimin e qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 04 September 2019
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot një vizitë pune në kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të mishit “Meka”, në komunën e Dragashit.
Ai me këtë rast u prit nga vëllezërit Burim Piraj dhe Ilir Piraj, nga të cilët u informua për veprimtarinë e tyre, sfidat me të cilat përballen, por edhe sukseset e arritura deri më sot dhe pa nga afër punën që bëhet në këtë kompani të prodhimit dhe përpunimit të mishit.
“Nuk është e lehtë të punohet këtu ku jemi, me një lartësi mbidetare dhe me largësi nga zonat tjera të ekonomisë dhe industrisë, por këta e duan vendin e vet dhe kanë punësuar një numër të madh të punëtorëve, rreth 80 që punojnë në kompaninë “Meka”, e cila shquhet për produkte që janë vërtet kualitative që kanë fituar besimin edhe të qytetarëve të vendit, por edhe të tregjeve të jashtme”, tha Haradinaj.
Ai tha se ka vështirësi në rritje, por duke njohur pronarin e kompanisë, Burimin, një njeri i cili i përkushtohet punës, është i bindur për një të ardhme më të mirë të kompanisë.
“Jam i bindur se në të ardhmen do të shohim një kompani shumë më të madhe të një zinxhiri ushqimor, edhe të atyre që sot importohet, ngase një pjesë të madhe të lëndës së parë kompania “Meka” e importon nga Gjermania, e që do të mund ta siguronte edhe në Kosovë, por shpresoj se e ardhmja do të jetë e suksesshme, ashtu siç i ka planet për zhvillim”, u shpreh ai.
Burim Piraj, pronar i Kompanisë “Meka”, falënderoi Haradinaj për vizitë, të cilit i ka prezantuar të arriturat, problemet dhe planet zhvillimore në të ardhmen.
Të tjera
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...
-
Vuçiq “trishton” serbët: Nuk kam lajme të mira
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka lajme të mira për ...
-
Pritjet në Merdare deri më shumë se dy orë – Kjo është situata në pikat e tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në...
-
Shqipëri: Mạsạkroi fqinjin për shkak të borxhit, dalin pamjet e autorit teksa del i qetë nga pallati
Publikohen pamje të Fatjon Janinas, autorit të vrasjes së 82-vjeçarit në Durr...
-
Kritika e Aida Dërgutit: Lista e kandidatëve për deputetë nuk e përfaqëson konceptin e Vetëvendosjes
Me 32 mijë e 463 vota, Aida Dërguti ishte gruaja më e votuar e Lëvizjes Vetëv...
-
Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në Dubravë të Suharekës
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë n...
-
Kupchman: Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjata të Kosovës, do të ishte e pamençur të rrezikohet përkrahja nga SHBA
Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe njohësi i zhvillimeve politi...
-
Tenderi i dyshimtë për avokatin Isuf Zejna, Nagip Krasniqi e implikon profesorin e UP-së
Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinë...
-
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Anton Berishës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekj...