Lajme

Haradinaj: Juristja Emrie Bashota u bë pjesë e listës për deputetë të AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 05 December 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se juristja Emrie Bashota është bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se e vlerëson lartë punën e saj dhe vizionin politik që Bashota e ka.

“Emrie Bashota, juriste me profesion dhe përfaqësuese e gjeneratës së re, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit”.

-Advertisement-

“E vlerësoj lartë gatishmërinë e saj për t’u rreshtuar krah vizionit tonë politik, duke sjellë energji të re dhe ekspertizë profesionale në rrugëtimin tonë drejt fitores”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera