Haradinaj: Jemi të përkushtuar për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 18 October 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën me rastin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se ky është moment i mirë për të dërguar porosi të qarta, që Qeveria e Kosovës e kupton seriozisht rëndësinë e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, duke potencuar se kjo është edhe në frymën e angazhimeve të përbashkëta me BE-në.
“Sa i përket Kosovës, parandalimi i këtij lloj krimi specifik, duhet të ndodhë me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni ynë në fuqi”, theksoi kryeministri, duke shtuar se është me rëndësi të posaçme të identifikohen dhe ndëshkohen bartësit e këtij krimi.
Duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për gjetjen e atyre që e ushqejnë këtë krim, kryeministri theksoi nevojën e avancimit të ekspertizës në përputhje me kapacitetin e atyre që janë bartës të këtij krimi.
“Ata në raste të caktuara janë të sofistikuar, kanë lidhje rajonale e ndërkombëtare dhe ekspertiza jonë duhet të avancojë. Njëkohësisht, që të mund të trajtohet me efikasitet, duhet të vendoset një bashkëpunim profesional në të gjitha institucionet e përfshira, por edhe akterët tjerë, organizatat joqeveritare dhe të gjithë mekanizmat që e trajtojnë këtë temë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Bashkëpunimi rajonal me vendet fqinje dhe poashtu bashkëpunimi me BE-në, në përputhje me konventat e dakorduara që sot ekzistojnë, sipas kryeministrit, kanë një rëndësi të veçantë.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se çdo lloj i krimit, e ushqen një lloj tjetër të krimit dhe, siç tha, kjo nuk është diçka e re për t’u ditur. “Nëse ka pasur tolerancë të caktuar në një lloj të caktuar të krimit, atëherë ndihmohen reciprokisht, shërbehen reciprokisht. Trafikimi me qenie njerëzore mund të jetë bazë edhe për lloje tjera të krimit, që janë rrezik i civilizimit sot”, u shpreh kryeministri Haradinaj.
Për pjesëmarrje në këtë konferencë, ai falënderoi shefen e BE-së, Nataliya Aspotolova, duke theksuar se Kosova dhe BE-ja vërtetojnë përkushtimin për luftimin e këtij lloj krimi, pikërisht në ditën e BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, si dhe zyrtarë tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...