Lajme

Haradinaj ia nis punës, mbledh partinë

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 28 April 2017

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj një ditë pas kthimit nga Franca ka mbledhur në një takim Kryesinë e partisë së tij dhe anëtarë të tjerë, njofton Klan Kosova

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë me dije se Haradinaj nuk do të prononcohet as për media për të dhënë detaje nga ky takim.

-Advertisement-

Klan Kosova merr vesh se ky takim është thirrur për të vendosur për hapat e ardhshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës karshi zhvillimeve të fundit aktuale në vend.

Numri një i AAK-së ka arritur mbrëmë në Kosovë pas rreth katër muaj qëndrimi në Francë ku ishte arrestuar sipas një urdhërarresti të Serbisë të vitit 2004.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy