Lajme

Haradinaj i reagon Kurtit për takimin me Bashkim Jasharin dhe Ejup Maqedoncin: Ushtari i Kosovës vazhdon të paguhet 400 euro

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 04 September 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimit të Kurtit me ministrin Maqedonci, gjeneralin Jashari dhe ministrin Murati. Ai ka thënë se është lajm i mirë kur kryeministri takon krerët e sigurisë. Por sipas tij, ku takim është “vec fillimi i mashtrimit të radhës”.

Haradinaj ka thënë se ushtari i Kosovës vazhdon ta ketë pagën 400 euro, pajisje joadekuate ndërsa “rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve”.

“Gjithmonë është lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veq fillimi i mashtrimit të radhës. Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve.

-Advertisement-

Haradinaj ka shkruar se “premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner” dhe se Fondi i Sigurisë nuk përmendet më nga ai.

“Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit.”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera