Lajme

Haradinaj: FSK-ja forcë mbrojtëse e sovranitetit

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 27 November 2018

Në “Ditën e Forcës”, i pari i vendit, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë FSK-në si institucioni më i besueshëm në Kosovë.
Përmes një shkrimi në “Facebook” Haradinaj ka theksuar se përmes pakos së tri ligjeve të votuara në Kuvend FSK-ja është mandatuar si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

“Sot, Forca jonë feston Ditën e shënuar në këtë vit të veçantë për të, duke hapur dyert për miqtë e saj, për qytetarët, që të njihen nga afër me jetën ushtarake, me sukseset e këtyre vajzave dhe djemve të zgjedhur të atdheut tonë, që janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe paqes.

Urime “Dita e Forcës” Kosovë!” ka shkruar ai.

-Advertisement-

Në nder të kësaj dite, Forca e Sigurisë së Kosovës sot duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 13:00 organizon “Ditën e Hapur”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera