Lajme

Haradinaj flet për Gjykatën Speciale dhe rritjen e pagave për të gjithë që paguhen nga shteti

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 12 January 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për shfuqizim e Gjykatës Speciale ka thënë se iniciativa e deputetëve respektohet prej Qeverisë.

Megjithatë, ai ka mohuar se Qeveria e Kosovës do të nisë ndonjë projektligj për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Haradinaj ka folur edhe për rritjen e pagave, vendim ky që do t’i gëzoj të gjithë ata që marrin pagë prej shtetit.

-Advertisement-

Sipas tij, rritja prej 4 për qind është në harmoni me FMN-së dhe Bankën Botërore dhe kjo rritje e ka ndryshuar praktikën e më hershme kur është bërë rritja në fund të mandatit.

“Ne i kemi rrit rrogat në fillim të mandatit dhe kjo nuk do të ndalet. Edhe për rastet sociale do të rrisim të hyrat për 20 për qind”, ka thënë Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera