Lajme

Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 12 January 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi kryetarin për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.

Më tej, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.

-Advertisement-

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke kërkuar përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera